• e hënë, 08 korrik 2024

Ambasada e SHBA-së në Izrael: Vendkalimi kufitar Rafa do të hapet që të huajt të largohen nga Gaza në Egjipt

Ambasada e SHBA-së në Izrael: Vendkalimi kufitar Rafa do të hapet që të huajt të largohen nga Gaza në Egjipt

Jerusalem, 21 tetor 2023 (MIA) - Ambasada amerikane në Izrael ka njoftuar se ka marrë informacion se vendkalimi kufitar Rafa mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit do të hapet sot që t'u mundësojë të huajve që të largohen nga enklava e bllokuar palestineze, njoftuan agjencitë e huaja. 

"Nuk e dimë sa gjatë (vendkalimi kufitar) do të mbetet i hapur për shtetasit e huaj të cilët duan të largohen nga Gaza", thuhet në kumtesën e ambasadës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR