• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së në BeH e përshëndeti aktgjykimin për Stanishiqin dhe Simatoviqin

Ambasada e SHBA-së në BeH e përshëndeti aktgjykimin për Stanishiqin dhe Simatoviqin

Sarajevë, 31 maj 2023 (MIA) - Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për rastin kundër Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq-Frenki, ish-liderë të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.

Nga Ambasada theksojnë se ky aktgjykim është një hap i rëndësishëm drejt përcaktimit të përgjegjësisë së secilit individ.  

"Ky është hap përfundimtar për përgjigjen e individëve përgjegjës për vuajtjet e mëdha të popullit të Bosnjë e Hercegovinës. Shpresojmë se kjo mund të sigurojë një ndjenjë drejtësie dhe paqeje për viktimat dhe familjet e tyre", thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë.

Mekanizmi i mbetur i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë e ndryshoi vendimin e shkallës së parë kundër Stanishiqit dhe Simatoviqit dhe i shpalli ata fajtorë për krime në shtatë komuna në BeH, duke përfshirë një ndërhyrje të përbashkët kriminale.

Stanishiq dhe Simatoviq ishin dënuar me nga 15 vite burg, ndërsa me aktgjykimin e shkallës së parë janë dënuar me 12 vjet burg dhe atë vetëm për veprat në Shamac të Bosnjës.

Me vendimin përfundimtar për 72-vjeçarin Stanishiq dhe 73-vjeçarin Simatoviç-Frenki, ish-drejtues të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SHSSH) të Serbisë, iu dha fund gjyqit më të gjatë që zgjati gati 20 vjet.

Pas dy gjyqeve, fillestare dhe të përsëritura, ata u dënuan ligjërisht me 15 vjet burg secili për krime kundër popullatës joserbe të kryera gjatë luftërave në Kroaci dhe BeH në vitet '90 të shekullit të kaluar. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR