• e premte, 27 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së në BeH: Dodik vendosë regjim represiv në Republikën Sërpska

Ambasada e SHBA-së në BeH: Dodik vendosë regjim represiv në Republikën Sërpska

Sarajevë, 10 mars 2023 (MIA) - Paralajmërimet për autorittet në Republikën Sërpska për kriminalizim të shpifjes dhe vendosje të regjistrit të "agjentëve të huaj" hasën në dënim të ashpër edhe nga Ambasada amerikane në BeH, duke paralajmëruar se ato janë plane, qëllimi i qartë i të cilave është represioni dhe kufizimi i lirisë së të shprehurit.

Diplomacia amerikane reagoi ashpër ndaj paralajmërimeve për ndryshime të Kodit penal në Republikën Sërpska, me çka do të vendosen dënime drastike për shpifje, përkatësisht shkelje të nderit dhe imazhit, si dhe të paralajmërimeve të kryetarit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, se ai propozon në entitet të miratohet ligji me të cilin do të vendoset obligimi për regjistrim të "agjentëve të huaj",. përkatësisht organiaztave të cilat marrin ndihmë financiare nga jashtë.

Dodik këtë risi e kumtoi në të njejtën kohë kur në Gjeorgji shpërthyen trazira masive për shkak të tentimeve të pushtetit në vend të vendosin ligj të ngjashëm.

"Autoritetet në Republikën Sërpska kumtuan plane për miratim të dy ligjeve represive, jodemokratike, që, nëse zbatohen, në mënyrë drastike do t'i shkelin të drejtat dhe liritë e njerëzve të cilët jetojnë në Republikën Sërpska. Këto ligje vetëm do të jenë në dobi të koalicionit në pushtet në përpjekjet e tij për ta betonizuar fuqinë e vet, ndërkaq do të jenë në dëm të të gjithë të tjerëve", kumtoi ambasada amerikane lidhur me planet e Dodikut.

Në fillim të javës Dodik, gazetarët të cilët e kritikuan qeverinë e tij i quajti "gogola", ndërsa menjëherë më pas vandalët, të cilët policia ende nuk i ka gjetur deri më sot, i dëmtuan automjetet e dy gazetarëve të tillë në Banja Llukë.

Ambasada e SHBA-së thekson se i sheh ligjet e publikuara nga qeveria e Dodikut si tentim për t'u stigmatizuar dhe heshtur zërat e pavarur në Republikën Sërpska të cilët dëshirojnë të ndërtojnë të ardhme demokratike dhe prosperuese për banorët e saj.

Ligjet e propozuara do t'i vështirësojnë qytetarët të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria e Republikës Sërpska dhe do të mundësojnë rritje të papengueshme të korrupsionit, kumtoi ambasada. ab/ 

QËNDRONI TË LIDHUR