• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e quan “hap konkret” vetëm dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën kushtetuese

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e quan “hap konkret” vetëm dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën kushtetuese

Prishtinë, 16 maj 2024 (MIA) - Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Fridrih Ebert dhe se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Ambasada gjermane në deklaratë për portalin e Kosovës Telegraf, njofton se Gjermania e vlerëson hap konkret vetëm dërgimin e draft-statutit në Gjykatën kushtetuese.

Ambasada më tej njofton se dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte hap i tillë.

“QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte hap i tillë", tha zëdhënësja e Ambasadës gjermane, Kristian Boçer. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR