• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasada amerikane në Kiev sërish është hapur

Ambasada amerikane në Kiev sërish është hapur

 Kiev, 21 nëntor 2024 (MIA) - SHBA-ja bëri të ditur se mbrëmë vonë e kanë rihapur ambasadën e tyre në Kiev, pasi ndërtesa ishte mbyllur gjatë gjithë ditës dje për shkak të kërcënimit të një sulmi të madh ajror.

 Një kërcënim i tillë erdhi pasi Ukraina një ditë më parë përdori raketa amerikane për të sulmuar objektivat në territorin rus, raportuan mediat britanike.

 Rusia e përshkroi sulmin me raketa amerikane si një përshkallëzim, ndërsa inteligjenca ushtarake ukrainase tha se Rusia po përpiqej të mbjellë panik duke përhapur raporte të rreme në internet për një sulm të afërt me raketa dhe dronë.

 "@USEmbassyKyiv (Ambasada e SHBA-së në Kiev) ka vazhduar punën e saj pas një ndërprerje të përkohshme", ka shkruar ambasadorja e SHBA në Ukrainë Brixhit Brink në platformën X.

 "Vazhdojmë t'i inkurajojmë qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm, t'i monitorojnë burimet zyrtare të Ukrainës për përditësime dhe të jenë të përgatitur të strehohen nëse lëshohet një alarm për sulm ajror", shtoi ajo.

 Duke e ndjekur shembullin e SHBA-së, Italia, Spanja dhe Greqia mbyllën dje ambasadat e tyre, ndërsa Ambasada franceze qëndroi e hapur, por nga aty u bënë thirrje qytetarëve francezë të tregohen të kujdesshëm.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR