• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasada amerikane në Izrael i porositi të punësuarit dhe familjet e tyre "të strehohen"

Ambasada amerikane në Izrael i porositi të punësuarit dhe familjet e tyre

Jerusalem, 1 tetor 2024 (MIA) - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael lëshoi kumtesë në të cilën i udhëzon "të punësuarit në qeverinë e SHBA-së dhe anëtarët e familjeve të tyre të strehohen deri në njoftimin e mëtutjeshëm".

Paralajmërimi i sigurisë vjen pasi që një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA-ja ka indikacione se irani po përgatitet të kryejë sulm me raketa balistike kundër Izraelit.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari theksoi se Izraeli dhe aleatët e tij janë në gjendje të gatishmërisë së lartë dhe çdo sulm nga Irani do të ketë reperkusione. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR