• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Al-Xhavlani: Nuk ka falje për njerëzit që torturuan dhe vranë të burgosurit

Al-Xhavlani: Nuk ka falje për njerëzit që torturuan dhe vranë të burgosurit

 Damask, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri rebel sirian Ahmed al-Shareh, i njohur më mirë si Abu Mohamed al-Xhavlani, sot deklaroi se askush nga personat e përfshirë në torturimin dhe vrasjen e të burgosurve në burgjet siriane nuk do të falet, raportuan mediat britanike.

 "Do t'i ndjekim në Siri dhe do të kërkojmë nga vendet ku (shkelësit) kanë ikur që t'i dorëzojnë që të përmbushim drejtësinë", tha Al-Xhavlani në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror sirian përmes kanalit Telegram.

Foto: Skrinshot Si-En-En 

 

QËNDRONI TË LIDHUR