• e enjte, 26 dhjetor 2024

Al-Saraxh: Gaza është e mbushur me mbeturina, pasi Izraeli ka shkatërruar 70 për qind nga makineria e rëndë dhe e mesme

Al-Saraxh: Gaza është e mbushur me mbeturina, pasi Izraeli ka shkatërruar 70 për qind nga makineria e rëndë dhe e mesme

Gazë, 15 janar 2024 (MIA) - Prefekti i Gazës, Jahja al-Saraxh sot deklaroi se armata izraelite nga fillimi i luftës më 7 tetor ka shkatërruar rreth 70 për qind nga makineria e rëndë dhe e mesme në Gazë.

Sipas tij, armata izraelite ka shkatërruar 90 nga 130 automjete për nevojat e komunës dhe nevojitet ndihmë ndërkombëtare për sigurimin e automjeteve dhe makinave për largimin e mbeturinave, hapjen e rrugëve dhe për furnizimin me ujë të qytetarëve.

"Grumbullimi i disa tonë mbeturinave në qytet lëshon gazra helmuese, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve", tha Al-Saraxh.

Ai shtoi se ujërat e zeza po derdhen në rrugë, shkolla, qendra për pranim, si dhe në disa spitale për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës.

Prefekti i Gazës po ashtu potencoi se qyteti për herë të fundit ka marrë derivate më 31 tetor. Sipas Al-Saraxh, komuna nuk mund të sigurojë as ujë për popullatën.

Izraeli filloi sulme ajrore dhe tokësore ndaj Rripit të Gazës më 7 tetor vitin e kaluar, pas sulmit të Hamasit në Izrael, me ç'rast, sipas Tel Avivit zyrtar, janë vrarë 1.200 njerëz. Prej atëherë janë vrarë të paktën 24.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa 60.834 janë lënduar.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, 85 për qind e popullatës në Rripin e Gazës është e shpërngulur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind nga infrastruktura në enklavën palestineze është e dëmtuar ose shkatërruar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR