• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Al-Kahera njuz": Negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dje kanë zgjatur mbi shtatë orë

Doha, 16 gusht 2024 (MIA) – Bisedimet në ditën e parë të raundit të ri të negociatave për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës që filluan dje në Doha të Katarit, kanë zgjatur më shumë se shtatë orë, bën të ditur televizioni egjiptian “Al Kahera njuz", duke u thirrur në burime nga zyrtarë të lartë.

Sipas burimit, të gjithë pjesëmarrësit kanë shprehur dëshirën që të arrihet marrëveshje dhe bisedimet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Delegacioni egjiptian ka vërtetuar vullnetin e saj për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe për të ndalur konfliktin dhe për të liruar pengjet që mban lëvizja palestineze Hamas dhe palestinezët e burgosur në burgjet izraelite.

Sipas burimit, në ditën e parë të negociatave është diskutuar mbi të gjitha çështjet kontestuese, ndërsa sot do të bisedohen mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes së mundshme.

Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për mungesën e mbarëvajtjes në negociata. Tel Avivi dërgoi përfaqësuesit e tij në Doha për të marrë pjesë në bisedimet me ndërmjetës nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja. Hamasi ka refuzuar të dërgojë një ekip negociator, por edhe më tej janë të hapura kanalet për komunikim me lëvizjen, kryenegociatori i së cilës Khalil al Haja është me seli në kryeqytetin e Katarit.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR