• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Aliu: Qëllimi i Strategjisë për reforma në administratën publike është kompatibiliteti me standardet evropiane

Aliu: Qëllimi i Strategjisë për reforma në administratën publike është kompatibiliteti me standardet evropiane

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Qëllimi i Strategjisë për reforma në administratën publike është të kemi administratë kompatibile publike me standarde evropiane. Për këtë shkak, për herë të parë është bërë deri në vitin 2030, që t'i ndjekim të gjitha proceset dhe aktivitetet e lidhura me indikatorë, të cilët e tregojnë vlerën e adminisatratës publike në Bashkimin Evropian, deklaroi minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Në prezantimin e sotëm të Strategjisë, e cila është pjesë e priroteteve strategjike të Qeverisë, të konfirmuar në programin për punë të Qeverisë së Republikës së Maqeodnisë së Veriut (2022-2024) në ngjarjen "Administrata bashkëkohore, efikase dhe e digjitalizuar publike, e cila siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet afariste", ministri informoi se strategjia tetëvjeçare do të përbëhet  nga dy plane aksionale. Me to definohen masat dhe aktivitetet, organet udhëheqëse kompetente për zbatimin e aktiviteteve, si dhe organet tjera të cilat do të përfshihen në zbatimin. Plani i parë aksional e përfshin periudhën prej 2023 - 2026, ndërsa i dyti është për periudhën prej 2027 - 2030.

Me këtë strategji dhe plan aksional janë lidhur disa ligje. Ne tanimë punojmë dhe janë në fazë në procedurë qeveritare. Presim deri nga fundi i muajit të ardhshëm të njëjtat të jenë edhe në procedurë në Kuvend. Pa ndryshim të atyre ligjeve, edhe pa krijimin e të rejave, të cilat janë të lidhura me reforma në administratën publike, kjo strategji, ky plan aksional, nuk do të mund të realizohen", tha ministri dhe shtoi se qëllimi është që deri në vitin 2027 administrata publike të digjitalizohet tërësisht.

Ministri sqaroi se qëllimi edhe i Strategjisë edhe i ligjeve është të optimizohet administrata publike dhe institucionet në të njëjtën kohë.

"Qytetarët tanë të shkojnë në një pikë për shërbime dhe atje t'i marrin të gjitha shërbimet. Ne për këtë punojmë intensivisht edhe me postat, që të munden 333 pika në nivel shtetëror tashmë nga muaji i ardhshëm të fillojmë t'i hapim dhe qytetarët që nuk kanë mjaftueshëm dituri për aftësitë digjitale, të munden t'i marrin nga atje", tha ai.

Lidhur me infrastrukturën për zbatimin e strategjisë, ministri tha se hartohet një ligj për poste drejtuese të larta, ku për herë të parë në vendin tonë do të kemi infrastrukturë dhe metodologji, si mund të arrini nga një qytetar i shtetit, deri në një drejtues, drejtor i ndonjë institucioni.

"Vlerësoj se me njhë qasje të këtillë, kur tashmë kemi menaxher të një institucioni, i  cili është ekspert dhe di të menaxhojë me proceset, ai gjithashtu do të dijë të menaxhojë në mënyrë profesionale edhe me institucionet. Gjithashtu procedura dhe format e transformimit të tranformimit digjital të proceseve në administratën publike do të koribuojnë edhe në këtë pjesë. Do të thotë se ne do të dijmë nga momenti kur dikush është pjesë e administratës publike, si ka hyrë aty, si menaxhon me proceset, të cilat janë kompetencë e atij administratori. Unë besoj se vetëm digjitalizimi mund t'i  përshpejtojë këto procese", tha ministri Aliu.

Siç qëndron në strategji, qëllimet e definuara do të realizohen përmes masave që do të sigurojnë krijim efektiv të politikave të bazuar në dëshmi, riorganizim, optimizëm dhe vendosje të formave shtesë për punë efikase të administratës publike, si dhe zhvillim i mëtutjeshëm i administratës publike profesionale, e mbështetur nga digjitalizimi intensiv, gjegjësisht transformim digjital me qëllim të zhvillimit të strukturës optimale dhe proceseve dhe teknikave inovative, të cilat do të sigurojnë shërbime cilësore dhe lehtë të aksesueshme për qytetarët dhe subjektet afariste.

Zonat kryesore të veprimit janë krijim i politikave dhe koordinim, shërbim publik dhe menaxhim me resuerset njerëzore, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë dhe dhënie të shërbimeve dhe transformimit digjital.

Në një video paraqitje në promovimin e Strategjisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se qëllimi është që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë jetë cilësore sipas standardeve evropiane në vend. 

"Strategjia për reformë të administratës publike ka qëllim të thjeshtë dhe të qartë. Ofrimi i sa më shumë shërbimeve publike dhe cilësore për të gjithë qytetarët dhe për sektorin privat. Secili që e mbush buxhetin shtetëror përmes tatimeve ka të drejtë për shërbim të shpejtë dhe efikas nga institucionet, ndërsa kjo është e mundur vetëm me administratë publike profesionale, apolitike, efikase, efektive dhe llogaridhënëse, të mbështetur nga digjitalizimi intensiv", theksoi Kovaçevski, i cili shtoi se tashmë po punohet për digjitalizimin e administratës publike, e cila institucioneve do tu mundësojë digjitalizim të proceseve dhe shkëmbim elektronik të të dhënave. 

Për euroambasadorin Dejvid Gir, reforma në administratën publike ka pozitë absolutisht qendrore, si për zhvillimin e vendit, ashtu edhe për perspektivat e saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Në fjalimin e tij në promovimin e Strategjisë së re për reformë të administratës publike (2023 - 2030) Giri porositi se "strategjitë janë aq të mira, sa është zbatimi i tyre", duke theksuar se në Kuvend "ende pritet të kalojnë ligje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me eshallonin më të lartë të administratës publike, ndërsa veçanërisht të rëndësishme për shërbim publik kompetitiv, profesional dhe me cilësi të lartë". 

"I bëj thirrje Kuvendit që ta kryejë punën. Tani në hollësi ta shqyrtojë legjislacionin, por të vazhdohet përpara sa më shpejtë që është e mundur, sepse këto janë ligje kyçe të cilat me të vërtetë do të ndihmojnë që të vendoset korniza, bashkë me Strategjinë, për përmirësimin në lëminë e administratës publike", deklaroi Giri. mb/fc/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR