• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu: Ligji i pagave është tek Grupi punues, ende nuk ka një version që duhet të jetë i hapur për debat

Aliu: Ligji i pagave është tek Grupi punues, ende nuk ka një version që duhet të jetë i hapur për debat

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Ligji për pagat është voluminoz, draft- versioni tashmë është dërguar në grupin e punës, por ende nuk mund të them se kemi një version që duhet të jetë i hapur për debat, tha sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.

Sipas tij, me këtë ligj do të krijohen standarde dhe do të dihet saktë se sa pikë ka çdo vend pune, për çdo profil.

"Ligjin për pagat jemi duke e punuar një kohë të gjatë. Ai siguron një kornizë për të gjithë sistemin e pagesës dhe besojmë thellësisht se do të zgjidhet problemin me të cilin po përballemi për momentin. Tashmë në institucione të ndryshme kolegët me të njëjtin profil kanë paga të ndryshme. Në Ministrinë e Financave kolegët marrin 30 për qind më shumë pagë se kolegët nëpër ministri të tjera. Me ligjin do të krijojmë standarde dhe do të dihet saktë se sa pikë ka çdo vend pune, për çdo profil. Shpresoj se do të kemi një sistem pagese që do të japë një pasqyrë të qartë për administratorët dhe funksionarët", ka thënë Aliu duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Foto: arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR