• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Aliu: Brenda një muaji do të dalim në publik me qasje të re ndaj specializimeve dhe kurrikulës në sistemin tonë shëndetësor

Aliu: Brenda një muaji do të dalim në publik me qasje të re ndaj specializimeve dhe kurrikulës në sistemin tonë shëndetësor

Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Procesi i riorganizimit të specializimeve sipas ekspertëve do të kontribuojë për dy punë dhe atë e para do të ketë specializim të përgjithshëm, katë ose pesë vjet varësisht nga grupi punues se si do të vendosë, do të kemi kuadër që do të punojë në kujdesin shëndetësor sekondar dhe do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime dhe së dyti, subspecializimet do të riorganizohen sipas nevojave të kujdesit shëndetësor terciar, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. 

Një trend në botë, potencoi ai, është organizimi i sistemit shëndetësor bazuar në kërkesa dhe infrastrukturë. 

"Fatkeqësisht tek ne në atë periudhë sipas të gjitha gjasave është bërë "kopi pejst" nga direktivat e BE-së për specializime, ndërsa normalisht pas 15 vitesh duhet të rishikohen edhe një herë dhe për momentin po e bëjë këtë dhe brenda një muaji do ta bëjmë publike qasjen e re ndaj specializimeve dhe kurrikulës në sistemin tonë shëndetësor", shtoi Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e Neurologjisë dhe ambulancën e saj ku qytetarët sot po kryejnë dopler falas në arteriet karotide në kuadër të ditës së hapur në Klinikë, ndërsa me rastin e 29 tetorit, Ditës Botërore të Goditjes në Tru. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR