• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliev: Azerbajxhani nuk e ka si qëllim të jetë anëtare e BE-së

Aliev: Azerbajxhani nuk e ka si qëllim të jetë anëtare e BE-së

Baku, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Azerbajxhani nuk ka për qëllim të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, theksoi sot presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev në forumin në Karabah të titulluar "Kthimi në shtëpi pas 30 vitesh. Arritjet dhe vështirësitë", transmetojnë mediat ruse.

"Në planet e tij të politikës së jashtme, Azerbajxhani nuk ka qëllim të synuar për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian", tha Aliev duke shtuar se ky është një qëndrim shumë praktik sepse, siç thekson ai, Baku "nuk do të pranohet kurrë atje".

"Derisa Azerbajxhani atje nuk është pranuar, atëherë - pse duhet të trokasim në atë derë dhe të shqetësojmë pronarin?" tha presidenti Aliev, duke sqaruar se Baku dhe Brukseli kanë gjetur një mënyrë për të krijuar bashkëpunim dhe për të përmirësuar marrëdhëniet. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR