• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Algjeria propozoi një projekt-rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të KB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Algjeria propozoi një projekt-rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të KB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Nju-Jork, 2 shkurt 2024 (MIA) - Algjeria i propozoi këshillit të Sigurimit të KB-së një projekt-rezolutë me të cilën thirren për një armëpushim të menjëhershëm humanitar ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, ndërsa me të cilën, gjithashtu "hidhet poshtë zhvendosja e detyruar e popullatës civile palestineze".

Mediat britanike transmetojnë se projekt-rezoluta, gjithashtu, kërkon nga të gjitha palët të harmonizohen me të drejtë ndërkombëtare dhe bëhet thirrje në qasje të plotë, të shpejtë, të sigurt dhe të pandërprerë humanitare në të gjithë Rripin e Gazës.

Ata theksojnë se ende nuk dihet se kur do të votohet për draft-rezolutën, për miratimin e së cilës nevojiten të paktën nëntë vota dhe nëse anëtarët e përhershëm SHBA, Britania, Kina, Rusia dhe Franca nuk vënë veto.

SHBA dhe Izraeli e kundërshtojnë ndërprerjen e zjarrit në Gaza, duke besuar se kjo do të jetë vetëm në interes të grupit militant palestinez Hamas, përkujtojnë mediat britanike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR