• e premte, 26 korrik 2024

Algjeria paraqiti një propozim-rezolutë në Këshillin e sigurimit të OKB-së për t'i dhënë fund ofensivës izraelite në Rafah

Algjeria paraqiti një propozim-rezolutë në Këshillin e sigurimit të OKB-së për t'i dhënë fund ofensivës izraelite në Rafah

Algjeria, 29 maj 2024 (MIA) – Algjeria dorëzoi një propozim-rezolutë në Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkaura me të cilin kërkon armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe urdhëron Izraelin që menjëherë të përfundojë ofensivën ushtarake në qytetin jugor Rafah.

Projekt-rezoluta gjithashtu bën thirrje për respektimin e armëpushimit nga të gjitha palët, si dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të marra gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Me projekt-rezolutën kërkohet harmonizimi me rezolutat e mëparshme të Këshillit të sigurimit dhe hapjen e të gjitha piakve kufitare dhe qasje humanitare për 2,3 milionë njerëz në Rripin e Gazës të cilët kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ndihmë tjetër.

Situata katastrofike në Rripin e Gazës përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, theksohet në propozim-rezolutën dhe shprehet shqetësimi i madh për "përhapjen e urisë në Rripin e Gazës" dhe vuajtjet e refugjatëve palestinezë në Rafah.

Diplomatët shpresojnë se projekt-rezoluta e Algjerisë do të votohet shpejt, ndoshta sot. Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton në disa rezoluta që bëjnë thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR