• e enjte, 26 dhjetor 2024

Alegri: Askush nuk mund të na akuzojë për mungesë angazhimi

Alegri: Askush nuk mund të na akuzojë për mungesë angazhimi

Torino, 11 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Juventusi, Masimiliano Algeri, pas barazimit në xhiron e 28-të të Serisë A me Atalantën (2:2), iu përgjigj kritikave që u bënë më të shpeshta pas krizës së rezultateve.

Ai theksoi se ekipi përpiqet të fitojë pikë në çdo ndeshje.

"Tifozët duan të na shohin përsëri në Ligën e Kampionëve. Ju mund të kritikoni ekipin dhe trajnerin, por askush nuk mund të na akuzojë për mungesë angazhimi. Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, por kjo nuk është gjithmonë e mundur, ka thënë Allegri në një intervistë për “DAZN”.

Juventusi ka vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Pas 28 xhirove në Serinë A, skuadra nga Torino ka fituar 58 pikë dhe ndodhet në vendin e 3-të. Ndeshja e radhës e Juventusit është më 17 mars, kur do të presë Xhenovën. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR