• e enjte, 26 dhjetor 2024

Albaneze: Sulmi në Sidnej është një akt i tmerrshëm dhune

Albaneze: Sulmi në Sidnej është një akt i tmerrshëm dhune

Kanbera, 13 prill 2024 (MIA) - Ky ishte një akt i tmerrshëm dhune ndaj njerëzve të pafajshëm që bënin pazar në këtë të shtunë të zakonshme. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për të gjithë ata që kanë humbur dikë, deklaroi kryeministri i Australisë, Entoni Albaneze.

Ai theksoi se pavarësisht dhunës tronditëse, australianët treguan humanizëm dhe heroizëm.

Për policinë ende nuk dihet motivi i sulmit, por nuk përjashtohet që të jetë një akt terrorist.

Sipas informacioneve të fundit në qendrën tregtare "Vestfild bondai xhankshën"  (Westfield Bondi Junction) në Sidnei një burrë me thirë vrau pesë persona, ndërsa plagosi tetë. Supozohet se sulmuesi me shumë gjasa ka vepruar vetëm. Ai është eleminuar nga policia.

Ushtruesja e detyrës kryeministre e shtetit federal australian të Uellsit të Ri Jugor, Peni Sharl theksoi se është e tronditur nga sulmi.

"Jam e tronditur nga raportet për viktima të shumta në Bondai. Mendimet e mia dhe ato të qeverisë janë me viktimat, familjet e tyre dhe reaguesit e parë në këtë moment, si dhe ata që mund të kenë qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të tmerrshme", theksoi Sharp.

Në rrjetet sociale janë paraqitur video në të cilat vizitorët e qendrës tregtare përpiqeshin të luftonin sulmuesin. Gjithashtu u shfaq edhe një foto e sulmuesit.

Pas sulmit nga qendra tregtare janë evakuuar së paku njëqind persona. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR