• e enjte, 26 dhjetor 2024

Albaneze: Dua që Asanzh të kthehet në Australi sa më shpejt të jetë e mundur

Albaneze: Dua që Asanzh të kthehet në Australi sa më shpejt të jetë e mundur

Kanbera, 25 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri australian Entoni Albaneze deklaroi sot se dëshiron që Xhulian Asanzh (52) të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur pasi themeluesi i Vikiliks u lirua nga burgu dhe u largua nga Britania e Madhe pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me autoritetet amerikane për shkeljen e ligjit të spiunazhit.

Albaneze para parlamentit australian tha se çështja kundër themeluesit të Vikiliks është zvarritur për një kohë të gjatë, se ai tani është liruar nga burgu dhe se dëshiron që Asanzh të kthehet në Australi tani.

Asanzh është rrugës për në Gjykatën e Qarkut të ishullit paqësor amerikan Sajpan në Ishujt Mariana, ku ai pritet të pranojë fajin nga një pikë e akuzës si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë që do ta lejojë atë të jetë i lirë dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Australi pas 14 vitesh procedurë ligjore kundër tij. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR