Alarme për bomba në 12 shkolla dhe disa qendra tregtare në Shkup
- Alarme për bomba të vendosura janë marrë sot pasdite në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, disa qendrave tregtare, RTVM-së dhe Qendrës së Transportit.
- Post By Sara Ademi
- 14:24, 8 shkurt, 2023
![Alarme për bomba në 12 shkolla dhe disa qendra tregtare në Shkup](https://new.mia.mk/images/20231226122719_big_730x400_17.webp )
Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Alarme për bomba të vendosura janë marrë sot pasdite në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, disa qendrave tregtare, RTVM-së dhe Qendrës së Transportit.
"Sot (08.02.2023) rreth orës 13:20, në SPB Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, si dhe në RTVM, në Qendrën e Transportit, QTQ, Xhevahir Siti, QT Ist Gejt, QT Siti Moll, është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur", informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masat për evakuimin e sigurt të godinave dhe në vijim janë kontrollet antiterroriste. sa/