• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Alarm i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës, të gjitha fluturimet sipas orarit të rregullt

Alarm i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës, të gjitha fluturimet sipas orarit të rregullt

 Prishtinë, 2 korrik 2024 (MIA) - Fluturimet në aeropirtin "Adem Jashari" në Prishtinë po zhvillohen sipas orarit të planifikuar pasi shërbimet kompetente konstatuan se kërcënimi me bombë ishte i rremë, u njoftua sot. 

 “E informojmë opinionin se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të cilët konstatuan se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm", thuhet në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës. 

 Policia e Kosovës më herët kishte njoftuar se po kontrollon një alarm se në aeroport është vendosur një mjet shpërthyes. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR