• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Alarm ajror në Kiev gjatë vizitës së Blinkenit dhe Lamit

Alarm ajror në Kiev gjatë vizitës së Blinkenit dhe Lamit

Kiev, 11 shtator 2024 (MIA) - Alarm ajror sot pasdite u aktivizua në rrugët e Kievit, me kohëzgjatje më shumë se 30 minuta në kohën kur aty qëndronin sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken dhe ministri britanik i Punëve të Jashtme Dejvid Lami, si dhe përfaqësues të tjerë perëndimorë. 

Forcat ajrore ukrainase përmes kanalit Telegram informuan për kërcënim nga një raketë balistike. 

Në porosi thuhej se raketa po lëvizte drejt rajonit Poltava nga drejtimi i rajonit verior Sumi. Më vonë, zyrtarë të administratës në rajonin Sumi kanë bërë të ditur se raketa është rrëzuar dhe se nuk ka informacione për dëme të shkaktuara apo civilë të lënduar. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR