• e diel, 06 tetor 2024

Alarm ajror në Kiev, është rrëzuar së paku një dron

Alarm ajror në Kiev, është rrëzuar së paku një dron

Kiev, 4 maj 2023 (MIA) - Në Kiev dhe rrethinën e tij sonte është aktivizuar alarmi ajror për shkak të sulmit me drone, prej të cilëve së paku një është rrëzuar, kumtuan përfaqësues zyrtarë.

Sulmi filloi pak pas orës 20 dhe zgjati rreth 20 minuta kur është aktivizuar mbrojtja kundërajrore.

Banorët paraqitën se kanë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna në qendër të qytetit.

Armata u bëri thirrje njerëzve të mbeten të qetë dhe të kërkojnë strehim.

Shpërthimet ndaluan pas 15 deri 20 minutave.

Atëherë mund të shihej re e tymit të zi derisaa administrata ushtarake e Kievit kumtoi se paralajmërimi pë sulm ajror kishte përfunduar.

"Droni armiqësor u rrëzua", deklaroi shefi i kabinetit të presidentit, Andrej Jermak. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR