• e enjte, 26 dhjetor 2024

Al Xhezira: Forcat izraelite e kanë sulmuar spitalin indonezian në Gazë, të paktën tetë të vrarë

Al Xhezira: Forcat izraelite e kanë sulmuar spitalin indonezian në Gazë, të paktën tetë të vrarë

Gazë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën tetë persona humbën jetën në sulmin e Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) gjatë natës në spitalin indonezian në Rripin e Gazës, raportoi Al Xhezira. 

Më herët, kanali televiziv, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, njoftoi se armata izraelite e ka rrethuar spitalin indonezian në Gazë dhe e granatoi zonën.

Salla kryesore e operacionit është shkatërruar, deklaroi burimi spitalor, duke shtuar se të paktën dy mjekë janë lënduar. 

Ekipi mjekësor deklaroi për Al Xheziran se spitali ishte sulmuar gjatë natës pa paralajmërim dhe se personeli spitalor kërkon ndihmë urgjente nga KB-ja dhe Kryqi i Kuq.

Izraeli më herët e ka fajësuar spitalin indonezian se është bazë e operacioneve të luftëtarëve të Hamasit, të cilën udhëheqësia e spitalit e ka mohuar.

Izraeli nisi sulmet ajrore dhe një operacion tokësor në Rripin e Gazës pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 240 pengje. qa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR