• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Al Tani: Izraelit nuk duhet t'i jepet leje e pakufishme për të vrarë

Al Tani: Izraelit nuk  duhet t'i jepet leje e pakufishme për të vrarë

Doha, 24 tetor 2023 (MIA)- Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad al Tani sot i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që mos t'i japë Izraelit "leje të pakufishme që të vrasë" palestinezë në luftën kundër Hamasit, duke shtuar se kjo përbën një përshkallzim të rrezikshëm që kërcënon sigurinë botërore, transmetojnë mediat britanike.

"Ne themi se është mjaftë. Izraelit nuk duhet t'i jepet dritë jeshile e pakushtëzuar dhe leje e pakufizuar për të vrarë", tha sheiki Al Tani në fjalimin e tij në hapjen e takimit të Këshillit Këshilldhënës të vendeve arabe të Gjirit.

Ky është komenti i tij i parë publik që kur vendi i tij filloi të ndërmjetësojë në përpjekjet për ndërperje të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Pas sulmit befas të Hamasit kundër Izraelit jugor më 7 tetor në të cilin grupi islamik ka vrarë më shumë se 1.400 persona dhe kapi më shumë se 200 pengje, Katari ka mbajtur dialog të hapur me Izraelin dhe Hamasin gjë e cila solli në lirimin e katër pengjeve, duke përfshirë edhe dy gra izraelite, dje.

"Bëjmë thirrje për një qëndrim serioz rajonal dhe ndërkombëtar kundër këtij përshkallëzimi ku jemi dëshmitarë dhe që kërcënon sigurinë e rajonit dhe botës", tha sheiki Al Tani.

"Nuk pranojmë standarde të dyfishta dhe sjellje se jeta e fëmijëve palestinez të mos ketë rëndësi, sikur të mos kenë fytyra apo emra", ka shtuar ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR