• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Al Kaeda bën thirrje që të sulmohen ambasadat e Suedisë dhe Danimarkës

Al Kaeda bën thirrje që të sulmohen ambasadat e Suedisë dhe Danimarkës

Stokholm 14 gusht 2023 (MIA) - Al Kaeda bën thirrje në sulme ndaj ambasadave dhe të vriten diplomatët suedezë dhe danezë në mbarë botën pasi që muajin e kaluar janë djegur disa kopje të Kuranit në dy vendet skandinave.

Këshilltari për siguri nacionale i Suedisë, Henrik Landerholm deklaroi se ka shenja të "kërcënimit të rritur" për vendin dhe për interesat suedeze jashtë vendit.

Edhe krahas asaj që liria e shprehjes është e mbrojtur me Kushtetutë në Suedi dhe në Danimarkë, vende të cilat janë mes vendeve më liberale në botë. Por, Stokholm dhe Kopenhagë para disa ditëve sinjalizuan se hulumtojnë mundësi ligjore për kufizimin e protestave.

"Do të gjejmë instrument juridik, i cili na mundëson ta parandalojmë djegien e Kuranit para ambasadave të huaja", deklaroi ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Loke Rasmusen. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR