• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Al Atifi: Huthët janë të gatshëm për "konfrontim afatgjatë" me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe

Al Atifi: Huthët janë të gatshëm për

Sana, 30 janar 2024 (MIA) - Huthët jemenas janë të gatshëm për "konfrontim afatgjatë" me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, deklaroi sot komandanti i forcave të kësaj organizate islamike, Mohamed al Atifi.

"Jemi të gasthëm për konffornim afatgjatë me forcat e tiranisë. Amerikanët, britanikët dhe ata që janë të koordinuar me ata duhet ta kuptojnë forcën e vendimit sovran të Jemenit dhe se për këtë nuk ka debat apo kontestim", thuhet në kumtesën e Al Atifi.

Ai në një takim i jashtëzakonshëm me komandantët e forcave ushtarake deklaroi se vazhdimi i agresionit amerikano-britanik është prishje e qartë e sovranitetit të Jemenit, që e destabilizon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Siç vlerësoi, administrata amerikane përzihet në sistemin ndërkombëtar të vlerave përmes standardeve që i vendos. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR