• e shtunë, 28 dhjetor 2024

"Al Arabi": Është joreale të largohet Hamasi nga planet e pasluftës për Rripin e Gazës

Kajro, 28 dhjetor 2023 (MIA)- Largimi i grupit militant palestinez Hamas nga Rripi i Gazës nuk është real dhe ky grup duhet të përfshihet në “Gazën e pasluftës”, shkruan sot gazeta e Katarit “Al Arabi”, duke iu referuar burimeve nga autoritetet egjiptiane.

Çdo bisedë për largimin e plotë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez nga skena politike e pasluftës në Gazë nuk është reale dhe për këtë arsye do të ishte më mirë të përpiqeshim për një konsensus mbi strukturën politike të Rripit”, tha burimi egjiptian për gazetën.

Sipas "Tajms of Izrael", burimi i informacionit,  i njohur me procesin e negociatave përmes të cilit Kajro ndërmjetësoi në formulimin e vizionit të pasluftës për Gazën, thekson se administrata amerikane këmbëngul në një skenar që nuk e përfshin Hamasin dhe që të gjendet një zgjidhje për administrimin e ardhshëm të Gazës para përfundimit të luftës, në një mënyrë që do të garantojë sigurinë e Izraelit dhe do të parandalojë përsëritjen e sulmeve të 7 tetorit.

Kajro thuhet se po përpiqet të hartojë një propozim që nuk e përjashton Hamasin, por që e përfshin si partner, por jo si aktori kryesor, duke vendosur një mekanizëm për monitorimin e aktiviteteve të tij.

"Tajms of Izrael" shkruan se qeveria egjiptiane i paraqiti udhëheqjes së Hamasit një plan trefazor për t'i dhënë fund luftës dhe për të transferuar gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës tek Autoriteti Teknik Palestinez, por Hamasi e refuzoi ofertën.ss/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR