• e diel, 12 janar 2025

Al Akbar: I dërguari i SHBA-së garanton se Izraeli do të tërhiqet nga Libani para 26 janarit

Al Akbar: I dërguari i SHBA-së garanton se Izraeli do të tërhiqet nga Libani para 26 janarit

Bejrut, 11 janar 2025 (MIA) – I dërguari amerikan Amos Hohshtajn, thuhet se ka deklaruar se SHBA-ja garanton se Izraeli në tërësi do t’i tërheqë trupat e tij nga Libani jugor para 26 janarit. 

Siç njoftoi gazeta libaneze “Al Akbar”, ajo do të jetë dita e 60-të e armëpushimit të arritur më 27 nëntor, me të cilën përfundoi konflikti 14-mujor mes Izraelit dhe Hezbollahut. 

Gazeta shton se Hohshtajn e ka dhënë deklaratën gjatë kohës së vizitës në Bejrut më parë këtë javë. 

Në raport bëhet e ditur se përfaqësuesi amerikan ishte informuar për marrëveshjen mes armatës libaneze dhe Hezbollahut, sipas të cilit grupi do t’i tërheqë trupat e tij në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri, dhe do ta tërheqë pajisjen tjetër ushtarake në jug, siç është harmonizuar në marrëveshjen për armëpushim. 

Sipas kushteve të marrëveshjes, armata libaneze do të shpërndahet bashkë me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në jug, derisa armata izraelite i tërheq ushtarët e saj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR