• e hënë, 08 korrik 2024

Al –Huti: Do të vazhdojmë me përshkallëzimin nëse nuk ndalet ofensiva izraelite në Gazë

Al –Huti: Do të vazhdojmë me përshkallëzimin nëse nuk ndalet ofensiva izraelite në Gazë

Sana, 6 shkurt 2024 (MIA) - Lideri i rebelëve jemenas, Mohamed Ali al-Huti tha sot se grupi "do të vazhdojë me përshkallëzimin" e situatës në Detin e Kuq derisa nuk ndalet ofensiva izraelite në Rripin e Gazës, transmetojnë mediat britanike.

Huthët të mbështetur nga Irani, nga mesi i nëntorit kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq me dronë dhe raketa.

Rebelët Huthë thonë se veprimet e tyre janë një akt i solidaritetit me palestinezët në luftën midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR