• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Akuzohen tre akademikë rusë që kanë punuar në projektimin dhe zhvillimin e raketave supersonike

Akuzohen tre akademikë rusë që kanë punuar në projektimin  dhe zhvillimin e raketave supersonike

Moskë, 17 maj 2023 (MIA) - Tre akademikë rusë që kanë punuar në zhvillimin e teknologjisë së raketave hipersonike po përballen me “akuza shumë të rënda”, bëri të ditur sot Kremlini.

Është ngritur hetim për tradhti, që i trazon shpirtrat në komunitetin shkencor rus dhe i ka  frikësuar akademikët. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskovi, deklaroi se është në dijeni me letrën e hapur të shkencëtarëve siberianë në të cilën ata  i mbrojnë kolegët e tyre, por se rasti  tani u është  dorëzuar shërbimeve të sigurisë. 

 Në letrën e publikuar dy ditë më parë, kolegët e akademikëve Anatolij Maslov, Aleksandar Shipluk dhe Valeria Zveginceva e shprehin protestën e tyre kundër arrestimit të tyre dhe theksojnë se shkencëtarët janë të pafajshëm. Shtojnë dhe se  akuzat do të shkaktojnë dëme serioze për shkencën ruse.

Të tre i njohim si patriotë dhe njerëz të ndershëm, të cilët nuk janë të aftë ta bëjnë atë  për çfarë dyshohen, thuhet në letër. 

Presidenti Vladimir Putini dëshiron të lavëdrohet se Rusia është një lider global në zhvillimin e raketave hipersonike që mund të udhëtojnë me një shpejtësi deri në 10 mah (12,250 km/h) për t'iu shmangur mbrojtjes ajrore të armikut. 

 Ukraina dje bëri të ditur  se vetëm për një natë ka arritur  të shkatërrojë gjashtë prej këtyre raketave, edhe pse Rusia e përgënjeshtroi informacionin.

Shkencëtarët e arrestuar kanë vite që marrin pjesë në konferenca shkencore për këtë temë dhe kanë botuar një sërë artikujsh dhe librash profesionalë për këtë. 

Në letrën e hapur nga kolegët e tyre nga ITAM, Instituti i Mekanikës Teorike dhe të  Zbatuar  në Novosibirsk, theksohet se të dhënat e paraqitura nga shkencëtarët në forumet ndërkombëtare kontrolloheshin vazhdimisht për t'u siguruar se nuk përfshijnë informacione të kufizuara konfidenciale. 

 Por, u tregua se "çdo artikull apo raport shkencor mund të rezultojë në një akuzë për tradhti të madhe", shtohet në letrën e hapur.

“Në këtë situatë, jo vetëm që kemi frikë për fatin e kolegëve tanë, por në të njëjtën kohë ne vetë nuk e dimë se si do të vazhdojmë pa ndërprerje ta bëjmë punën tonë. 

Në letër, shkencëtarët e paraqesin edhe rastin e Dmitrij Kolkerit, një tjetër shkencëtar siberian i cili u arrestua vitin e kaluar me dyshimin për tradhti të madhe. 

 Menjëherë është dërguar në Moskë edhe krahas kësaj që dihej se ishte i sëmurë nga një fazë e avancuar e kancerit të pankreasit. Kolkeri, një specialist për lazer, vdiq dy ditë më vonë.

Në letër theksohet se të gjitha këto raste kanë një efekt tmerrues te shkencëtarët e rinj rusë. 

 "Tashmë, studentët më të mirë i refuzojnë ofertat për t'u bashkuar me komunitetin shkencor dhe për të ardhur të punojnë me ne, ndërsa të punësuarit tanë të rinj më të mirë po largohen nga shkenca".

Në pyetjen e gazetarëve  për letrën e shkencëtarëve, zëdhënësi i Kremlinit u përgjigj se “e morëm letrën dhe apelin, por tani shërbimet ruse të sigurisë janë duke punuar  në të. Ata po e bëjnë punën e tyre. Këto janë akuza shumë të rënda”. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR