• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aktvendim lirues për ish-deputeten Silvana Boneva

Aktvendim lirues për ish-deputeten Silvana Boneva

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Ish-deputetja, Silvana Boneva e cila ishte e dyshuar për rastin "Drumarina" për mashtrim në pozitë mori aktvendim lirues.

Gjykata themelore penale Shkup sot kumtoi se Boneva është liruar nga akuza.

"Gjykata themelore penale Shkup, sot (16.02.2024) në debat publik, e kumtoi aktvendimin për lëndën penale me nr. 2799/20, në opinion e njhur si 'Drumarina', kundër të akuzuarës S.B. për veprën penale Mashtrim në shërbim nga neni 355 paragrafi 3 pika 1 neni 45 nga KP me çka të akuzuarën e lirojmë nga akuza. Sipas aktvendimit të shkallës së parë, jo të plotfuqishme gjykata konstatoi se Prokurori publik, jashtë dyshimit të matur, nuk e ka dëshmuar veprën për të cilën ngarkohet e akuzuara, ndërkaq lidhur me kërkesën dëmtuese të RMV-së, përfaqësuesi i referohet si kontest", ceket në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Gjykatës penale.

Është sjellë edhe vendim me të cilin hiqet masa e përkohshme - Ndalesë për vjetërsim dhe vënie nën hipotekë të pronës së patundshme në emër të të akuzuarës dhe familjes së saj.

"Ndaj aktakuzës dhe vendimit të shkallës së parë, palët kanl të drejtë ankimimi në afat prej 15 ditëve pas pranimit të aktvendimit dhe tre ditë pas pranimit të vendimit, përmes kësaj gjykate drejt Gjykatës së Apelit Shkup", thuhet në kumtesë.

Boneva ngarkohej se më periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2015, në shërbimet e Kuvendit ka parashtruar fatura të rrejshme fiskale nga taksat rrugore, pas çka i janë paguar mbi 10 mijë euro, edhe pse ka pasur banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR