• e diel, 06 tetor 2024

Aktori hollivudian Glover në Shqipëri

Aktori hollivudian Glover në Shqipëri

Tiranë, 2 maj 2023 (MIA)- Aktori i famshëm hollivudian, Deni Glover ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar “The Prosecutor” që do të transmetohet në Netfliks.

Glover dhe skuadra e tij xhiruan disa nga skenat e serialit në kryeqytetin shqiptar, producent i të cilit është Ylli Ujka.

Aktori është pritur edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Veliaj tha se është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana pret një aktor kaq të madh si Glover.

“Nuk do e kisha imagjinuar që aktorë si Deni Glover do të vinin në qytetin tonë për të xhiruar filma dhe platforma prestigjioze si Netfliks i ngrenë reputacionin e Tiranës. Ndonjëherë mrekullitë ndodhin dhe jam shumë i lumtur që jeni në qytetin tonë. Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia juaj dhe jeni gjithmonë i mirëpritur”, tha Veliaj.

Sakaq, aktori Deni Glover u shpreh se është ndjerë shumë i mirëpritur në Tiranë dhe mezi pret vizitën e radhës.

“Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri. Faleminderit shumë”, tha Glover.

Ai është një nga aktorët më të njohur amerikanë, i cili ka luajtur në shumë role në kinemanë e Hollivudit ku më i njohuri mbetet “Lethal Weapon”, krah Mel Gibsonit.

Foto nga profili në Fejsbuk i Veliajt

 

QËNDRONI TË LIDHUR