• e premte, 04 tetor 2024

Aktivizohet vullkani Popokatepetll në Meksikë

Aktivizohet vullkani Popokatepetll në Meksikë

Pueblla, 19 nëntor 2023 (MIA) - Vullkani Popokatepetll në shtetin meksikan Pueblla filloi të nxjerr hi, ndërsa autoritetet meksikane i paralajmëruan njerëzit që të qëndrojnë larg kësaj zone.

Qendra Kombëtare për Parandalimin e Fatkeqësive raporton se vullkani po nxjerr avull të nxehtë, gazra vullkanikë dhe hi dhe se  alarmi i verdhë është në fuqi, që do të thotë rritje e aktivitetit, raportuan mediat meksikane.

Vullakni dje nxorri hi në lartësi prej mbi 6.000 metra. 

Agjencia meksikane për Menaxhim me Situata të Jashtëzakonshme njoftoi se reja nga hiri i vullkanit pritet të lëvizë në jugperëndim dhe nuk do të shkojë drejt Meksiko Sitit. 

Aktivitetet fillestare vullkani i tregoi të premten. 

Popokatepetll, i njohur gjithashtu si El Popo, ndodhet në Meksikën qendrore. Ai është 5.426 metra i lartë dhe është vullkani i dytë më i lartë në Amerikën e Veriut. Aztekët e lashtë i dhanë emrin Popokatepetll, që në përkthim do të thotë - "mal që pi duhan". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR