• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aktivitete të dakorduara për bashkëpunim mes Prokurorisë publike dhe Entit shtetëror për revizion

Aktivitete të dakorduara për bashkëpunim mes Prokurorisë publike dhe Entit shtetëror për revizion

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski dhe zëvendës-revizori kryesor shtetëror, Orhan Ademi, sot në hapësirat e Entit shtetëror për revizion realizuan takim pune me prokurorin publik të RMV-së, Ljubomir Joveski dhe prokurorin publik - udhëheqës i Sektorit në PPRMV për bashkëpunim me institucione të tjera, Bashkim Beismi.

Takimi i punës, siç është cekur në kumtesën e PPRMV-së, është inicuar nga ana e revizorit kryesor shtetëror, ndërkaq lidhur me paralajmërimet e Prokurorisë publike të RMV-së për aktivizim të Frontit nacional për luftë kundër korrupsionit me qëllim të intensifikimit dhe përforcimit të bashkëpunimit mes institucioneve kompetente në shtet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Me atë rast, Joveski ka sqaruar se ideja e prokurorisë nuk është të krijohen institucione paralele me ato ekzistueset, por të përmirësohet kooridnimi ndërinstitucional dhe këmbimi i informatave në funksion të luftës kundër korrupsionit.

"Jashtëzakonisht e vlerësojmë pavarësinë e Entit shtetëror për revizion, ndërsa raportet revizore paraqesin bazë solide dhe të dobishme për veprimet tona", theksoi Joveski.

Ai paralajmëroi se Prokuroria publike e RMV-së do të përgatisë udhëzim të detyrueshëm me kahje drejt prokurorëve publik për mënyrën e veporimit rreth raporteve revizore. Gjithashtu, e ka nxitur Entin shtetëror për revizion sa më shpesh ta prëdorë edhe mundësinë e paraparë në nenin 35 të Ligjit për revizion shtetëror, në pajtim me të cilin "nëse revizori ia utorizuar shtetëror gjatë revizionit vlerëson se subjketi i revizionit ka kryer kundërvajtje apo vepër penale, është o obliguar menjëherë t'i njoftojë organrt kompetente", përkatësisht që para përgatitjes së rpaortit përfundimtar.

Revizori kryesor shtetëror potencoi se Enti shtetëror për revizion si Institucion suprem revizor në shtet në vazhdimësi qëndron në dispozicion me ekspertizën e vet, profesionizmin dhe profesionalitetin e të gjitha institucioneve kompetente n[ sistemin për prebentivë dhe luftë kundër korrupsionit.

"Dy institucionet u dakorduan në periudhën në vijim të përgatisin plan të përbashkët me aktivitete konkrete të cilat duhet të realizohen deri në fund të vitit, ndërkaq të cilat përfshijnë edhe ndjekje dhe informata kthyese për veprim rreth raporteve revizore, si dhe edukim të porkurorëve publik për metodologjinë dhe qasjen e punës në përgatitjen dhe përmbajtjen e raporteve të fundit revizore", ceket në kumtesën nga PPRMV.

Revizori kryesor shtetëror dhe Prokurori publik i RMV-së u dakorduan se në periudhën e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të përbashkët për bashkëpunom, komunikim mes ESHR-së dhe Prokurorisë publike dukshëm është avancuar dhe përmirësuar, por ekziston mundësi edhe për përforcim shtesë.

Foto:  PPRMV

QËNDRONI TË LIDHUR