Aksios: Trampi dhe Zelenski do të takohen në samitin e G7
- Presidenti amerikan Donald Tramp do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenksi në samitin e G7, njoftoi Aksios, duke iu referuar një pëfaqësuesi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Uashington, 16 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenksi në samitin e G7, njoftoi Aksios, duke iu referuar një pëfaqësuesi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Gjithashtu, njofton se pritet që Trampi të takohet me kryeministrin kanadez, Mark Karni dhe presidenten e Meksikës, Klaudia Shajnbaum.
Trampi mbrëmë mbërriti në Kanada në samitin e tij të parë të G7 pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, pasi i zemëroi partnerët e tij me tarifa të reja dhe kërcënoi vendet nikoqire me aludime për aneksim. Samiti dyditor, i cili filloi sot, mbahet në vendin turistik Kananaskis, në perëndim të Kalgarit, qyteti më i madh në Alberta. qa/
Foto: EPA