• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aksion policor ndërkombëtar në BeH

Aksion policor ndërkombëtar në BeH

Sarajevë, 22 prill 2024 (MIA) - Në Bosnje e Hervegovinë gjatë aksionit policor ndërkombëtar janë arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe oficer të lartë policie të lidhur me kartelin e drogës “Tito dhe Dino”.

Në deklaratën e Prokurorisë së BeH-së, thuhet se arrestime dhe bastisje po kryhen në dhjetëra lokacione në zonën e Sarajevës, Zenicës dhe Mostarit, ndërsa objektiv i aksionit janë disa persona të dyshuar fizik dhe juridik. 

Mbështetja ndërkombëtare për aksionin u dha nga FBI-ja amerikane, DEA dhe Europol.

Dyshohen mbi 15 persona të lidhur me krimin e organizuar, tregtinë e paligjshme të drogës, pastrim parash dhe krime të tjera të ngjashme. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR