• e diel, 24 nëntor 2024

Aksion për parandalimin e një fatkeqësie ekologjike pas përplasjes së dy anijeve pranë Gjibraltarit

Aksion për parandalimin e një fatkeqësie ekologjike pas përplasjes së dy anijeve pranë Gjibraltarit
Gjibraltar, 1 shtator 2022 (MIA)- Marina e Gjibraltarit ka nisur një operacion të madh për të kontrolluar derdhjet e karburantit në det pasi një anije mallrash u përplas me një anije tjetër që transportonte gaz të lëngshëm, njoftuan sot autoritetet në territorin britanike detar. Nga anija “OS-35”, e cila ndodhet pranë bregut të Gjibraltarit në pjesën më jugore të Gadishullit Iberik ka filluar të rrjedhë karburant, pasi të hënën gjatë mbrëmjes u përplas me një anije tjetër që transportonte gaz natyror të lëngshëm. Ekuipazhi i përbërë nga 24 anëtarë u evakuua. Sipas autoriteteve të Gjibraltarit, një pjesë e anijes së mallrave është plasaritur. Autoritetet e portit të Gjibraltarit thanë se nafta e derdhur nga anija grumbullohet në pjesën lundruese të vendosur për të parandaluar një fatkeqësi ekologjike. Përndryshe, vetë anija nuk shërben për transportin e karburanteve, por karburanti i anijes është vetëm për lëvizjen e motorëve të anijes. Përplasja me anijen që transportonte gaz të lëngshëm ndodhi kur "OS-35" u përpoq të manovronte për t'u larguar nga Gjiri i Gjibraltarit. Menjëherë pas incidentit përkohësisht është ndërpre i gjithë qarkullimi detar në port. Qeveria në Gjibraltar njoftoi se është duke përgatitur një operacion për të kulluar karburantin nga anija e goditur sa më shpejt të jetë e mundur, por në mënyrë më të përshtatshme dhe më pak të rrezikshme. qa/    

QËNDRONI TË LIDHUR