• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aksion i shërbimit bregdetar në Greqi për shpëtimin e emigrantëve në afërsi të Kretës

Aksion i shërbimit bregdetar në Greqi për shpëtimin e emigrantëve në afërsi të Kretës

Athinë, 16 maj 2024 (MIA) - Gjithsej 42 persona janë shpëtuar në aksionin e shërbimit bregdetar në Greqi në pjesën detare 27 milje detare në jugperëndim të ishullit Kretë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Operacioni është në vijim për gjetjen eventuale të personave të zhdukur.

Sipas shërbimit bregdetar, 40 persona ishin shpëtuar nga anije që gjendeshin në afërsi, ndërsa dy të tjerat me ndihmën e helikopterit të marinës ushtarake ishin nxjerrë nga deti dhe ishin dërguar në Kretë.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi se emigrantët kanë kërkuar ndihmë nga qendra italiane për kërkim dhe shpëtim, pas çka italianët i kanë informuar autoritetet greke. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR