• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aksion i përbashkët rajonal në vendkalimin kufitar Tabanoc

Aksion i përbashkët rajonal në vendkalimin kufitar Tabanoc
Kumanovë, 4 prill 2023 (MIA) - Në një aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe kufirin me Serbinë fqinje, nëpunësit e policisë nga shteti dhe shtetet e rajonit, në bashkëpunim me projektin IPA për çrrënjostjen   e krimit serioz dhe programi për siguri kufitare, janë  sekuestruar copë të monetave me vlerë arkeologjike, janë sekuestruar para, janë sekuestruar automjete dhe janë parandaluar  tentativat për kontrabandim të emigrantëve, bënë të ditur sot autoritetet nga MPB-ja.
 
Siç deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, në harkun kohor nga darta 27 mars deri më 4 prill, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me përfaqësues të policive të Serbisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, kurse në bashkëpunim me Programin për Siguri Kufitare të DCAF dhe Projektit për uftë kundër krimit serioz në Ballkanin Perëndimor-IPA 2019 realizuan aksionin e përbashkët “Artefakte” në vendkalimin kufitar Tabanoc, në akset rrugore në drejtim të Republikës së Serbisë, si dhe gjatë tërë vijës kufitare me Republikën e Serbisë. 

 

 

Gjatë kësaj, gjatë hyrjes në shtet në PKK Tabanoc, te shtetasi i Maqedonisë së Veriut, janë gjetur 1.120 copë të monetave me vlerë arkeologjike, te shtetasi i Turqisë është gjetur një shumë më e madhe e të hollave, janë sekuestruar tri automjete të vjedhura, janë zbuluar dy raste të tentimit të kontrabandës së migrantëve.

Oliver Janser, menaxher i projektit të projektit për luftë kundër krimit serioz në Ballkanin Perëndimor-IPA, tha se është e rëndësishme që aksioni të ketë nisur në kufi.

"Dhe ne mund të shihnim se sa i rëndësishëm ishte operacioni dhe që mundëm prakitisht ta zbatojmë atë që mësuam, për të parandaluar kontrabandën me artefaktet, trashëgiminë kulturore. Sa e rëndësishme të zbulohet, ndërsa si pjesë e krimit të organizuar dhe kolegëve nga kufiri është e rëndësishme se si jemi kombinuar dhe është një fillim i mbarë që fillua nga kufiri dhe që që u zgjeruam në njësinë për krim të organizuar. Dua të falënderoj DCAF që në mënyrë fantastike e përfunduan punën, që e organizuan dhe mund të shohim e si funksionon partneriteti i vërtetë në rajon, veçanërisht Maqedonia e Veriut mikpritëse, e cila e udhëhoqi këtë. Ishte kënaqësi të shikoja si bashkëpunojnë kolegët  në këto tema të rëndësishme, duke arritur rezultate në një kohë të shpejtë", tha Janseri.

 

 
Rok Derençin nga DCAF theksoi se qëllimi është përmirësimi i kapaciteteve operative të vendeve dhe bashkëpunimi rajonal.

"Operacioni 'Artefakte' që u zhvillua  këto ditë ishte i pari i këtij lloji dhe një mundësi e vetme për nëpunësit e policisë kufitare, Doganës dhe Departamentit Kriminal që t'i avancojnë njohuritë e tyre në njohjen dhe parandalimin e tregtimit të të mirave kulturore, një fenomen që nuk merr vetëm nga identiteti i shtetit dhe kombit, por është i lidhur edhe me forma të tjera të rënda të krimit të organizuar që ndikojnë në sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës, mendoj për terrorizmin, pastrimin e parave, kontrabandimin me njerëz dhe armë", tha Derençin.

Gjatë realizimit të aktiviteteve janë përdorur pajisje të specializuara për zbulimin dhe asgjësimin e aktiviteteve ilegale, kurse eksperiencat nga aksioni i përbashkët do të jenë të dobishme për punën e mëtutjeshme të nëpunësve policorë të këtyre vendeve. ar/

 Foto: MIA dhe MPB
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR