• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ajatollahu Hamnei amniston disa dhjetlra mijëra iranianë të burgosur në protestat e paradokohshme

Ajatollahu Hamnei amniston disa dhjetlra mijëra iranianë të burgosur në protestat e paradokohshme

Teheran, 5 shkurt 2023 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei, ka amnistuar "dhjetëra mijëra" të burgosur, përfshirë shumë të arrestuar në protestat e fundit antiqeveritare për akuza të ndërlidhura me sigurinë, njoftuan sot mediat shtetërore e vendit.

“Të burgosurit që nuk përballen me akuza për spiunazh për agjencitë e huaja, nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me agjentë të huaj, nuk kanë vrarë apo plagosur me dashje askënd, nuk kanë shkatërruar apo djegur pasuri shtetërore, do të amnistohen”, shkruan media.

Faljet do të shpallen me rastin e përvjetorit të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Agjencia aktiviste HRANA bën të ditur se në protestat antiqeveritare të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini, në shtator të vitit të kaluar, deri më tani janë arrestuar rreth 20 mijë persona.

Njëzet e dy vjeçarja kurde Mahsa Amini vdiq në paraburgim më 16 shtator 2022, pasi u arrestua tre ditë më parë nga policia morale iraniane për veshje "të papërshtatshme".

Protestat u përhapën në 160 qytete të Iranit.

Të paktën 527 persona kanë humbur jetën në protestat deri më tani, thekson në raportin e saj Agjencia amerikane e të drejtave të njeriut, mes tyre 71 të mitur dhe 70 policë dhe forca të tjera të sigurisë.

Ekzekutimi i dënimit me vdekje është paralajmëruar për më shumë se njëqind të arrestuar dhe tashmë disa protestues janë ekzekutuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR