• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ajatollah Hamnei: Nuk është e mundur të dërgohen vullnetarë iranianë në Gazë

Ajatollah Hamnei: Nuk është e mundur të dërgohen vullnetarë iranianë në Gazë

Теeheran, 8 prill 2024 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei në takim me studentët iranianë deklaroi se nuk është e mundur të dërgohen vullnetarë nga Irani në Gazë.

"Të jeni të sigurtë se nëse do të ishte e mundur do të dërgonim njerëz të rinj në Palestinë, kjo do të bëhej që para se ta shqiptoni këtë", u përgjigj Hamnei në pyetje të një studenti.

Liderët iranianë, duke përfshirë edhe Hamnein, kanë paralajmëruar përgjigje ndaj bombardimeve në konsullatën iraniane në Damask, ku humbi jetën komandanti i Gardës revolucionare në Siri dhe Liban, Mohamed Reza Zahedi, zëvendësi i tij dhe pesë shoqërues të tyre. Irani ka akuzuar Izraelin, mirëpo autoritetet izraelite kanë hedhur posht involvimin e tyre. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR