• e shtunë, 23 nëntor 2024

AI: Të drejtat globale të njeriut përballen me kërcënimet më serioze

AI: Të drejtat globale të njeriut përballen me kërcënimet më serioze

Londër, 24 prill 2024 (MIA) - Të drejtat e njeriut në mbarë botën përballen me kërcënimet më serioze në disa dekada, kumtoi Amnesti Interneshënall (AI) në raportin vjetor të publikuar sot.

Organizata i theksoi konfliktet në Gaza dhe Ukrainë, si dhe përhapjen e qeverive autoritare, të cilat i bëjnë dëm rendit ndërkombëtar me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe injorimin e të drejtave themelore.

"Mosrespektimi flagrant i të drejtës ndërkombëtare nga Izraeli është komplikuar nga dështimi i aleatëve të tij për ta ndalur gjakderdhjen e paprecedentë në të cilën po vuajnë civilët në Gaza, deklaroi sekretarja e përgjithshme e AI-së, Anjes Kalamar.

"Përveç agresionit rus kundër Ukrainës, numrit të rritur të konflikteve dhe shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, të vërejtura, për shembull në Sudan, Etiopi dhe Mjanmar - rendi global i bazuar në rregulla është në rrezik të shkatërrimit", shtoi ajo.

Edhe demokratët nuk i shmangën kritikat e AI-së, ndërsa Kalamar tha se "atë që e pamë në vitin 2023 vërteton se shumë vende të fuqishme i braktisin vlerat bazë të njerëzimit dhe universalitetit të përfshira në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut", në raport mes tjerash, kritikohet shfrytëzimi amerikan i vetos për të paralizuar Këshillin e Sigurimit të KB-së me muaj për rezolutën për armëpushim në Gaza.

"Raporti i Amnesti Internashënall tregon një pasqyrë të zymtë të një shtypjeje alarmante të të drejtave të njeriut dhe shkeljen e rregullave ndërkombëtare, të gjitha në kontestin e thellimit të pabarazive globale, superfuqive që luftojnë për epërsi dhe përshkallëzimin e krizës klimatike", tha Kalamar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR