• e premte, 26 korrik 2024

AI: Sudani importon armë nga Serbia, Kina, Rusia, Turqia, EBA dhe Jemeni

AI: Sudani importon armë nga Serbia, Kina, Rusia, Turqia, EBA  dhe Jemeni

 Kajro, 25 korrik 2024 (MIA) - Armë dhe municione nga Serbia, Kina, Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni po importohet në sasi të mëdha dhe përdoret në luftën në Sudan, njoftoi Organizata për të Drejtat e Njeriut  "Amnesti Interneshënëll"  (Amnesty International).

Në raportin i titulluar "Armët e reja e nxisin konfliktin në Sudan" është dokumentuar se armët e reja të zhvilluara nga vendet e përmendura janë importuar në Sudan dhe vendet fqinje, dhe në disa raste edhe në Darfur, që e shkel embargon për armë në atë rajon. 

"Me furnizimin e armëve, shtetet nënshkruese të Traktatit për Tregti me Armë, si Kina dhe Serbia, po shkelin detyrimet e tyre sipas neneve 6 dhe 7 të Traktatit, ndërsa me këtë e minojnë kornizën ligjërisht të detyrueshme që e rregullon tregtinë globale me armë, thekson AI.

 Që nga fillimi i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (RSF) në prill të vitit 2023, humbën jetën më shumë se 16.650 njerëz.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR