• e enjte, 26 dhjetor 2024

AI dënon arrestimet arbitrare sistematike në Venezuelë

AI dënon arrestimet arbitrare sistematike në Venezuelë

Londër, 29 gusht 2023 (MIA) - “Amnesti Interneshënal” dënoi sot “arrestimet arbitrare për arsye politike” në Venezuelë, duke vënë në dukje “sulme sistematike” ndaj popullatës dhe bëri thirrje për lirimin e rreth 300 personave, të cilët konsiderohen të burgosur politikë, raportojnë mediat franceze.

"Arrestimet arbitrare të motivuara politikisht në Venezuelë vazhdojnë të jenë pjesë e sulmeve sistematike dhe të përhapura ndaj popullit të këtij vendi”, shënoi organizata joqeveritare në raportin e saj të ri “Arrested Life” mbi paraburgimet në Venezuelë midis viteve 2018 dhe 2023.

"Kjo synon të heshtë njerëzit që nuk pajtohen me qeverinë e Nikolas Maduro ose arritjen e qëllimeve të tjera politike," shtoi organizata joqeveritare.

"Diversiteti i profileve të personave të arrestuar në mënyrë arbitrare në Venezuelë tregon se persekutimi nuk ka për qëllim vetëm disidentët, por është gjithashtu një mënyrë për të dërguar një mesazh frikësimi për të afërmit e të burgosurve," shtohet në raport.

"Amnesti Interneshënal"  thekson veçanërisht "mungesën famëkeqe të pavarësisë së sistemit gjyqësor, dënimet maksimale të tepërta, ndjekjen penale të individëve në gjykata të specializuara që merren me çështje të lidhura me terrorizmin".

Organizata identifikoi gjithashtu "modele" në paraburgim: pa urdhër dhe shpesh "të fshehtë", me të burgosurit që "izolohen".

E drejta për liri, gjykim të drejtë, integritet dhe liri nga tortura apo keqtrajtimi shpesh shkelen kur përdoren këto praktika”, shkruan OJQ. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR