• e enjte, 26 dhjetor 2024

Agjencitë humanitare të KB-së të shqetësuara nga vëllimi i sulmit në Xhenin dhe kërkesën e Izraelit për të garantuar qasjen humanitare

Agjencitë humanitare të KB-së të shqetësuara nga vëllimi i sulmit në Xhenin dhe kërkesën e Izraelit për të garantuar qasjen humanitare

Jerusalem, 4 korrik 2023 (MIA) -  Agjencitë për Ndihmë Humanitare të KB-së sot shprehën shqetësim për vëllimin e operacionit vijues në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor, ku u vranë dhjetë palestinezë dhe thanë se ka kufizime për qasjen e ekipeve mjekësore.

"Jemi të shqetësuar nga vëllimi i operacioneve ajrore dhe tokësore në Xhenin në Bregun Perëndimor të okupuar dhe sulmet ajrore të drejtuara drejt kampit të mbipopulluar të refugjatëve", tha Vanesa Hugenin, zëdhënëse e zyrës humanitare të KB-së.

Ajo potencoi se në mesin e të vrarëve janë edhe tre fëmijë, pa dhënë detaje.

"Ekipet për ndihmë u parandaluar për të hyrë në kampin e refugjatëve, duke përfshirë të vijnë deri tek personat e plagosur rëndë", tha zëdhënësi i OBSH-së, Kristian Lindmajer, duke folur për kufizimet e imponuara nga forcat izraelite.

Grupet humanitare i bënë thirrje Izraelit të garantojë qasje humanitare.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR