• e enjte, 26 dhjetor 2024

Agjencia e KB-së për refugjatët palestinezë: Nuk ka dërgesa të ndihmës humanitare në pjesën veriore të Gazës, edhe krahas paralajmërimeve për uri

Agjencia e KB-së për refugjatët palestinezë: Nuk ka dërgesa të ndihmës humanitare në pjesën veriore të Gazës, edhe krahas paralajmërimeve për uri

Tel Aviv, 25 mars 2024 (MIA) - Asnjë dërgesë e ndihmës humanitare nuk arrin deri te pjesa veriore e Rripit të Gazës edhe krahas paralajmërimeve urgjente për uri të popullatës, kumtoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë të refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt, cituar nga DPA.

Deklarata vijoi pas deklaratave të djeshme të Agjencisë se autoritetet izraelite e kanë informuar KB-në se "më nuk do të lejojnë karvane të tyre me ushqim në pjesën veriore të Gazës", ku, sipas shefit të Agjencislë, Filip Llazarini, njerëzit janë në prag të urisë.

Agjencia kumtoi se mesatarisht 157 kamionë me ndihmë humanitare në ditë kanë hyrë në rajon këtë muaj, përfundimisht me të shtunën. UNRVA konfirmoi se prej atëherë Izraeli nuk lejon kamionë, të cilët transportojnë rezerva emergjente të ushqimit në pjesën veriopre të Gazës.

Agjencia të enjten ka parashtruar kërkesë për miratim për dërgesën e ndihmës humanitare, por të gjitha janë refuzuar pa ndonjë arsye.

Izraeli i ka hedhur posht akuzat se e pengon dërgesën e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës dhe në vend të kësaj, i akuzoi agjencitë humanitare se "nuk e shpërndajnë me rregull". Vet organizatat njoftuan se u mungon mbrojtje adekuate. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR