• e shtunë, 23 nëntor 2024

Agjencia britanike për siguri detare: Sulm raketor ka shkaktuar zjarr në një anije në afërsi të Jemenit

Agjencia britanike për siguri detare: Sulm raketor ka shkaktuar zjarr në një anije në afërsi të Jemenit

Londër, 22 shkurt 2024 (MIA) - Dy raketa janë lëshuar mbi një anije në sulmin e sotëm me raketa në juglindje të qytetit portual të Jemenit, Aden, duke shkaktuar zjarr në anije, njoftoi Agjencia britanike për siguri detare.

“Një anije u sulmua nga dy raketa, të cilat rezultuan në një zjarr në anije”, njoftoi agjencia. “Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja po i përgjigjen incidentit, i cili ndodhi 70 milje detare nga Aden në drejtim të Detit të Kuq”, kumtoi Agjencia detare për operacione tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) pa dhënë detaje të mëtejshme.

Huthët e mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë rajonet më të populluara të Jemenit, kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandeb në ato që ata thonë se janë akte solidariteti me palestinezët në luftën e Gazës.

SHBA-ja ka formuar një koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur lundrimin detar në Detin e Kuq në përgjigje të sulmeve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR