• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ageler - Minçev: Përkushtim i përbashkët për promovimin e sundimit të mirë dhe administratë të departizuar publike

Ageler - Minçev: Përkushtim i përbashkët për promovimin e sundimit të mirë dhe administratë të departizuar publike

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot kanë mbajtur mbledhje, ku i kanë theksuar marrëdhëniet e fuqishme dhe të përhershme, si dhe përkushtimin e tyre të përbashkët për promovimin e sundimit të mirë dhe efikas dhe administratë të departizuar publike. U bë fjalë edhe për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe për shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në administatën publike dhe menaxhimin.

Siç kumtoi kabineti i Minçevit, ministri dhe ambasadorja kanë biseduar për iniciativën për përmirësimin e shërbimeve publike dhe digjitale dhe për promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë në instituciuonet qeveritare.

"Nga ana e ambasadores Ageler, fuqimisht është shprehur përkushtimi që t'i përkrah angazhimet tona për modernizimin e administratës publike dhe njëheri u theksua rëndësia nga partneriteti i vazhdueshëm mes dy vendeve. Të dy palët u pajtuan për nevojën për dialog vijues dhe bashkëpunim për ballafaqim me sfidat e përbashkëta dhe avancimin e interesave të përbashkëta. Minçev e potencoi rëndësinë për dialog të hapur mes të gjitha palëve të involvuara gjatë vendosjes për të gjitha zgjidhjet aktuale dhe të ardhshme ligjore. Ministri e theksoi vullnetin e fuqishëm për reformat në administratën publike dhe e ka përshëndetur përkrahjen nga SHBA-ja", informuan nga MAP. bsh/

Foto: MPA

QËNDRONI TË LIDHUR