• e enjte, 26 dhjetor 2024

Afganistani e ka përshëndetur vazhdimin e mandatit të misionit të KB-së

Afganistani e ka përshëndetur vazhdimin e mandatit të misionit të KB-së

Kabul, 16 mars 2024 (MIA) - Autoritetet afgane sot e kanë përshëndetur vazhdimin për edhe një vit të misionit të KB-së për ndihmë në Afganistan (UNAMA) dhe kanë shfaqur shpresë se kjo do të mundësojë vendosje të sërishme të marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare.

Këshilli për Siguri i KB-së dje njëzëri ka votuar për vazhdimin e mandatit të UNAMA-s deri më 17 mars të vitit 2025, duke cekur "rolin e rëndësishëm të KB-së për paqen dhe sigurinë në Afganistan".

Zëdhënësi i Qeverisë afgane, Zabihula Muxhahid deklaroi për radion shtetërore RTA se Afganistanit i duhen marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare dhe se misioni i KB-së mund t'i përforcojë ato lidhje.

Ai megjithatë i dënoi "presionet e padrejta ndaj Afganistani" dhe kërkoi zhbllokimin e mjeteve të ngrira financiare të atij vendi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR