• e enjte, 26 dhjetor 2024

Afërsisht 6.000 policë do ta sigurojnë arritjen e pishtarit olimpik në Marsej

Afërsisht 6.000 policë do ta sigurojnë arritjen e pishtarit olimpik në Marsej

Paris, 26 prill 2024 (MIA) - Rreth 60.000 policë muajin e ardhshëm do ta sigurojnë arritjen e pishtarit olimpik nga Greqia në Marsej, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Dermanin.

Policët plotësues do të mobilizohen krahas zjarrfikësve lokalë dhe xhandarmërisë, që do të thotë se siguria do të jetë akoma më e fuqishme sesa kur para Françesku e vizitoi Marsej shtatorin e vitit 2023.

Pishtari olimpik duhet t'i dorëzohet sot organizatorit francez në Athinë para se ta sjellin në Marsej me anije me vela  të shekullit 19. "Belem" me tre direkë duhet të nisë lundrimin nesër nga Greqia dhe të zbarojë në Portin e vjetër në qytetin e dytë më të madh në Francë mbrëmjen e 8 majit, me ç'rast pritet në ngjarje të ketë rreth 150.000 njerëz. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR